Fillimi

Kurset e gjuhës

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundesi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në hapësirat e pajisura me teknologjinë më të re (smartboard) dhe në një atmosferë të këndshme.

Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit, pasi në mësimdhënjën moderne të gjuhëve të huaja, si dhe në provimet aktuale gjuhësore para së gjithash janë këto katër aftësi, të cilat mësohen dhe testohen. Sistemi shkallë-shkallë i kursit ju mundëson zhvillim e mëtejmë të aftësive tuaja të gjuhës gjermane në mënyrë pasive (në të lexuar dhe në të dëgjuar) dhe aktive (në të shkruar dhe në të folur), si dhe perfeksionimin e tyre në të vazhdueshëm. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Kurset intensive (A1-C1)

Synimet mësimore dhe përmbajtja e kurseve tona bazohen në planprogramin e Institutit Goethe dhe i përgjigjen Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane (GER). Në kurset përgjithësisht gjuhësore ju do të mësoni të gjitha përmbajtjet e rëndësishme, të cilat shërbejnë për përdorimin komunikativ të gjuhës gjermane në përditshmëri, profesion dhe gjatë studimeve. Natyrisht ne me këto kurse përgatisim edhe për provimet e njohura ndërkombëtarisht të Institutit Goethe.

Kurse përgatitore për të gjitha provimet e Institutit Goethe

Synim i provimeve përgatitore është njoftimi i kursistëve me formatin e provimeve përkatëse.

Kurse përgatitore për TestDaF

Kurse përgatitore për TestDaF në Qendrën për Mësimin e Gjuhës

TestDaF është një provim i hartuar në mënyrë qendrore, i cili i tillë mbahet në të gjithë botën. Ky provimi është disejnuar për studentë, të cilët dëshirojnë t’i fillojnë studimet e tyre në Gjermani, gjë për të cilën nevojitet një dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivel të avancuar. Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e këtij provimi është Instituti TestDaF në Bochum.

Në faqën e internetit të TestDaF ju mund të gjeni informata rreth këtij provimi, ndër tjerash rreth procedurës së paraqitjës së tij

http://www.testdaf.de/

Kurset për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve të moshës 6-15 vjeç me gjuhën gjermane  në mënyrë rekreative. Qëllimi është sensibilizimi dhe motivimi i hershëm i fëmijëve për gjuhën gjermane, në mënyrë që ata para fillimit të studimeve apo punësimit të mund të arrijnë aftësi kommunikative të gjuhës gjermane në nivel të lartë.

Oferta e kurseve të Qendrës për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë

Lloji i kursit

Orë mësimore për një nivel

Orë mësimore në javë

Kohëzgjatja e kursit

Çmimi për nivel

 Intensiv

A1

160

20

8 javë

400,00 €

A2

160

20

8 javë

400,00 €

B1

180

20

9 javë

450,00 €

B2.1

140

20

7 javë

350,00 €

B2.2

140

20

7 javë

350,00 €

C1.1

140

20

7 javë

350,00 €

C1.2

140

20

7 javë

350,00 €

Përgatitje për provim

PT A1

40

20

2 javë

110,00 €

PT B1

40

20

2 javë

110,00 €

PT B2

40

20

2 javë

110,00 €

PT C1

40

20

2 javë

110,00 €

PT TestDaF

40

20

2 javë

110,00 €

 Kurse për fëmijë

Për fëmijë

Në kurset për fëmijë synohet njohja e fëmijëve me gjuhën gjermane në mënyrë rekreative

3

Shtator 2016 – qershor 2017

 

Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore (libra, etj.).

Copyright ©2014, slzprishtina.org