Fillimi

Rreth nesh

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, është një qendër e re dhe në rritje dinamike, e cila mbështetet në mënyrë aktive nga Instituti Goethe. Që nga hapja në vitin 2013 ne vazhdojmë të zgjërojmë ofertën tonë dhe t`ju ofrojmë mësim të gjuhës gjermane konform koncepteve moderne të mësimnxënjës. Tek ne ju mund ta zbuloni e mësoni gjuhën gjermane si duke luajtur – ekipi ynë i mësimdhënësve me përvojë do t´ju ndihmojë në këtë drejtim. Metodat tona interaktive dhe efikase ju garantojnë sukses të shpejtë në një ambient të këndshëm mësimor.

Pranë Qëndrës për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, ju mund të regjistroheni në kurse të gjuhës gjermane, të cilat janë të disejnuara sipas Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane. Oferta mbulon të gjitha nivelet gjuhësore: nga niveli fillestarë pa njohuri paraprake deri tek aftësitë pothuajse të nivelit të gjuhës amtare.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, përbehët nga një ekip mjaftë i kualifikuar i mësimdhënësve të motivuar dhe me përvojë, të cilët vazhdimisht marrin pjesë në trajnime të Institutit Goethe për avancimin e njohurive.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, ju mundëson pjesëmarrjën në provimet e njohura ndërkombëtarisht dhe të standardizuara të Institutit Goethe në të gjitha nivelet gjuhësore. Këto provime organizohen në hapësirat tona.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, si qendër testuese e licensuar nga Instituti TestDaF ju ofron mundësinë e pjesëmarrjës në kurse përgatitore për TestDaF dhe në provimet TestDaF.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, ju ndihmon që të arrini sukses të shpejtë në mësimin e gjuhës duke kombinuar suksesin me shumë kënaqësi gjatë mësimit.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, ofron një ambient të këndshëm të mësimit dhe libra gjermane për nje mësimnxënjë efikase.

Në rast se ju keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane, atëhere Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, pas një provimi testues do të gjejë kursin më të përshtatshem për ju.

Qendra për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe, i vendosë caqet e arritjeve tuaja në fokus të vëmendjës dhe ndanë kohë për t`iu përgjigjur pyetjeve tuaja.

Kurset e Qëndrës për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë, Partner i Institutit Goethe:

Kurset intensive

Kurse përgatitore për të gjitha provimet e Institutit Goethe

Kurse përgatitore për TestDaf

Kurse për fëmijë

Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrave të telefonit, e-mail apo personalisht. Gëzohemi për interesimin tuaj!

Copyright ©2014, slzprishtina.org