Konsultimi gjuhësor preintegrativ me rastin e bashkimit familjar

Që nga gushti i vitit 2007 vlenë „Ligji mbi Zbatimin e Udhëzimeve të Bashkimit Evropian për Leje Qendrimi dhe Azil“. Ky ligj përcakton se çdo banorë i ri nga shtetet jo anëtare të BE- së, i cili është i martuar apo dëshiron të martohet me një shtetas gjerman apo me një të huaj, i cili është banor i  Gjermanisë, duhet të dëshmojë njohuri themelore të gjuhës gjermane në nivel A1 (në bazë të Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane) në mënyrë që të pajiset me vizë.

Në Qendrën për Mësimin e Gjuhës, Partner i Institutit Goethe, ju mund të pajiseni me informata shtesë, të cilat mund të jenë një ndihmesë për rrugën tuaj për në Gjermani.

Tel: 00 381 (0) 38 220 136
       00 381 (0) 38 224 909                                                                                                    

Orari i punës:
Nga e hëna deri të premtën: 9:00 – 12:00 dhe 13:00 - 17:15